Ish-futbollisti italian nuk kursehet: Lojtarët e Juventusit s’janë për atë fanellë

7 Mars 2025, 18:07 / SPORT ALFA PRESS

Ish-futbollisti italian nuk kursehet: Lojtarët e Juventusit

Ish-futbollisti italian Nikola Ventola nuk i ka kursyer aspak kritikat për lojtarët e Juventusit.

Gjatë një prononcimi të bërë në media, Ventola ka folur me tone të ashpra, duke thënë se futbollistët aktualë të “Zonjës” nuk janë për të veshur fanellën bardhezi. Pavarësisht faktit se bardhezinjtë e kanë treguar veten mirë në disa raste duke sulmuar të gjithë bashke dhe arritur rezultate pozitive, ka momente të caktuara që sipas Ventolës është e lehtë të krijohet ai opinion.

“I kam parë disa herë kur kanë qenë mirë dhe kur janë në formë arrijnë të sulmojnë me intensitetin e tyre më të madh dhe me praninë e çdo lojtari Megjithatë, vazhdimisht shoh se ata humbasin cilësi. Unë mendoj se lojtarët që ka për momentin Juventusi, në fakt nuk janë fare për Juventusin”, tha ndër të tjera Nikola Ventola që megjithatë, preferoi të mos përmendte emra konkretë.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128