
Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

5 Korrik 2025, 10:16 / AKTUALITET
Situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare Qafë-Botë, ku qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë të gjata dhe pritje disaorëshe.
Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë mallrash, kontrolli kufitar në anën greke është ngadalësuar ndjeshëm.
Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy sportele dhe me një staf të reduktuar prej tre doganierësh, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët. Pritjet shkojnë deri në tre orë, ndërsa radhët e makinave janë kilometrike.
Në anën shqiptare të pikës kufitare, puna vazhdon normalisht me tre sportele aktive, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po krijojnë bllokime të konsiderueshme.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
Nga Klodian Tomorri
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!
Nga Alban Daci

Katër pamjet e Thethit
Nga Gjergj Erebara

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128