
Bilanci nga tragjedia në Itali/ Pesë të vdekur dhe 23 të plagosur nga shpërthimi në depon e naftës

Pesë të vdekur dhe njëzet e tre të plagosur janë bilanci përfundimtar i shpërthimit që ndodhi dje në depon e naftës së Grupit Italian të Hidrokarbureve Eni, në rajonin e Toskanës.
Prokuroria e Pratos ka hapur një hetim lidhur me shpërthimin, por ekspertët thonë se “është ende herët për të dhënë përgjigje përfundimtare për shkaqet e shpërthimit”.
Guvernatori rajonal i Toskanës, Eugenio Gianni, ka kërkuar që kjo infrastrukturë të zhvendoset në një zonë tjetër, sepse “kur u krijua nuk kishte zona banimi afër dhe tashmë përbën rrezik për jetën e banorëve atje”.
“Kemi një numër të lartë të aksidenteve në punë, me shumë viktima. Numri i inspektimeve duhet të rritet – diçka për të cilën ne kujdesemi si qeveri – dhe bizneset që garantojnë vende pune të sigurta duhet të shpërblehen, për shembull me lehtësim taksash”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në një emision të televizionit publik italian Rai.
Rajoni i Toskanës ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie për qytetaret që humbën jetën nga shpërthimi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128