Dënohet me 3 vite burg analisti i CIA-s që zbuloi planin e sulmit izraelit ndaj Iranit

Një ish-analist i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), i cili publikoi dokumente të klasifikuara në lidhje me planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, është dënuar me 37 muaj burg.
Sipas asaj që raporton BBC, Asif William Rahman, 34 vjeç, u deklarua fajtor në janar për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare sipas Aktit të Spiunazhit.
Hetuesit thanë se Rahman përdori autorizimin e tij të nivelit të lartë për të printuar, fotografuar dhe shpërndarë materiale sekrete, të cilat më pas u publikuan në rrjete sociale, përfshirë një llogari në Telegram të lidhur me interesat iraniane.
Dokumentet, të klasifikuara si “tepër sekrete”, përmbanin vlerësime të brendshme të SHBA-së për planet e Izraelit para sulmit ndaj Iranit në tetor 2024, si dhe informacione rreth lëvizjeve ushtarake dhe kapaciteteve bërthamore të Izraelit – një çështje që historikisht nuk është pranuar zyrtarisht nga autoritetet izraelite.
“Për muaj të tërë, ky i pandehur tradhtoi popullin amerikan dhe betimet që bëri ndaj sigurisë së vendit tonë,” deklaroi ndihmës prokurori i përgjithshëm për sigurinë kombëtare, John Eisenberg.
Dokumentet e publikuara qarkulluan në mënyrë të shpejtë brenda rrjeteve të inteligjencës, përfshirë aleancën e njohur si ‘Five Eyes’ (SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re), duke shkaktuar alarm për dëm të mundshëm të interesave strategjike amerikane dhe aleateve të saj.
Rahman punonte jashtë Shteteve të Bashkuara dhe u arrestua nga FBI në Kamboxhia, përpara se të transportohej në territorin amerikan të Guamit për t’u përballur me drejtësinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




