Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez

28 Maj 2024, 22:54 / BOTA ALFA PRESS

Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez
Parlamenti i Francës pezulloi një ligjvënës të krahut të majtë për dy javë pasi ai mbajti një flamur palestinez gjatë një debati të nxehtë nëse Franca duhet të njohë shtetësinë palestineze.

Sebastien Delogu, një deputet i partisë France Unbowed (La France Insoumis ose LFI) nga qyteti jugor i Marsejës, u ngrit me flamurin gjatë pyetjeve drejtuar qeverisë.

Kryetarja e parlamentit Yael Braun-Pivet denoncoi atë që ajo e quajti sjellje të papranueshme dhe ligjvënësit votuan për pezullimin e Delogut për dy javë dhe përgjysmimin e pagesës së tij parlamentare për dy muaj.

Delogu u largua nga dhoma e poshtme duke bërë një shenjë V për fitoren ndërsa ligjvënësit e krahut të djathtë dhe të qendrës brenda duartrokitën sanksionet kundër tij. Disa deputetë shkëmbyen fjalë të nxehta jashtë sallës.