Tarifat për parkimet në rrugë/ Kreu i PD, Durrës: Dëgjesa publike ishte e pamjaftueshme, qytetarët nuk janë vënë në dijeni!

28 Maj 2024, 22:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Tarifat për parkimet në rrugë/ Kreu i PD, Durrës:
Kryetari i degës së PD, Durrës, Jonuz Myshketa, ka reaguar në dëgjesën publike të bërë në sallën e KËshillit Bashkiak, për aplikimin e tarifave për parkimet në disa akse rrugore të qytetit.

Myshketa shprehet se dëgjesa ishte e pamjaftueshme pasi pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe kjo për faktin se qytetarët nuk ishin vënë në dijeni për konsultimin publik. Këshilltari i PD gjithashtu thotë se duhet të organizohet një dëgjesë e dytë dhe të përdoren të gjitha mjetet e informimit publik dhe që ky problem të trajtojhet në të gjitha aspektet e tij.

Postimi i plotë i kreut të PD, Durrës, Jonuz Myshketa:

Të nderuar miq e qytetarë të Durrësit!
Sot me 27 maj 2024 ora 14:00 ne sallën e Këshillit Bashkiak Durrës u zhvillua një dëgjesë publike ne lidhje me nismën e ndërmarre nga Bashkia Durrës për aplikimin e tarifave prej 100 leke ora dhe 40 leke ora për parkimet ne disa akse rrugore te zonave A dhe B dhe aplikimin e tarifave për parkim ne disa sheshe.

Dëgjese qe ne opinionin tone si këshilltar Bashkiak te Partisë Demokratike ishte e pamjaftueshme.

Duhet te behet një tjetër dëgjesë ne shkalle me te gjere ku pjesëmarrja te jete me e madhe e ku kërkojmë qe te përdoren te gjitha mjetet e nevojshme dhe te domosdoshme te njoftimit te publikut:

Përmes mediave vizive;
Mediave te shkruara;
Përmes një tabele Informuese te instaluar para Bashkisë;
Rrjeteve sociale për një teme kaq sensibel për të gjithë ne.

Opinioni ynë është dhe do mbetet qe trafiku dhe parkimet ne qytet janë një çështje qe kërkon zgjidhje te menjëhershme për shkak te situatës se renduar ku ndodhen dhe kjo nuk mund te zgjidhet duke kaluar menjëherë ne nisma te tilla pa gjetur alternativat ne fillim, pa një analize te sakte rreth efekteve qe jep nisma ne zgjidhjen e saj dhe rentabiliteti I saj për arkën e bashkisë pa anashkaluar ne asnjë moment rëndesën ne xhepat e qytetareve.

Trafiku ne radhe te pare vjen dhe për mungesën e një shërbimi te transportit publik qe vazhdon te jete ne kushte te papranueshme dhe orare te limituara sidomos gjate sezonit veror.

Mbingarkesa e zonave me ndërtime ku vendet e parkimeve janë te pamjaftueshme për banoret qe ne kocept.
Mungesa e parkimeve publike nëntokësore ose dhe mbi toke, është e pamjaftueshme godina tek stacioni I trenit.

Mungesa e korsive te biçikletave qe ne Durrës nuk ekzistojnë sjell dhe një përdorim te shtuar te makinave dhe rendes te trafikut.
Ndaj sugjerojmë qe te rregullohen me pare problematikat e transportit publik urban dhe interurban përpara se te shkohet ne tarifat e parkimeve me pagese.

Nuk mund te vihen para faktit te kryer qytetaret kundrejt tarifave me pretendimin se po behet me e mira për ta kur pasoja e situatës ku ndodhemi vjen pikërisht nga ky keqadministrim I qytetit.

Gjithashtu është e paqarte nëse mbas aplikimit te këtyre pagesave nga Qytetaret a do ti hiqet kjo Tarife Biznesit nga taksat vendore qe megjithëse e paguajnë gjithë vitin shume pak prej tyre gjejnë vende parkimi pranë vendeve ku ushtrojnë aktivitete.

 

Po ndodh...