Dronët luftarakë në Kosovë, Dodik konfirmon krisjen e serbëve me Turqinë: Gënjshtrat për miqësinë kanë marrë fund!

Lideri i koalicionit qeverisës në Republikën Srpska (RS), Milorad Dodik, tha sot se dërgimi i armëve nga Turqia në Kosovë nuk është një akt që promovon paqen, por një akt armiqësie të hapur.
“Kur Turqia dërgon dronë në Ballkan, gënjeshtrat për miqësinë dhe marrëdhëniet e mira marrin fund dhe dërgojnë një mesazh neo-osmanizmi”, shkroi Dodik në rrjetin social X.
Ai vlerësoi se “dërgimi i dronëve kamikazë në Prishtinë nuk është bashkëpunim, por një kërcënim brutal për Serbinë dhe serbët dhe mbështetje për Albin Kurtin si eksponenti kryesor i politikës antiserbe dhe kërcënim i drejtpërdrejtë i serbëve”.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse politika e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për forcimin e përhershëm të Forcave të Armatosura Serbe është e vetmja e saktë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



