"Na u dh*e nusja në kalë''/ Manjani nuk kursen ironinë pasi Kushtetuesja pezulloi Dekretin e Presidentit Begaj: Sa gjetëm edhe kandidatin

9 Tetor 2025, 16:36 / POLITIKË ALFA PRESS

"Na u dh*e nusja në kalë''/ Manjani nuk kursen

Analisti dhe avokati Ylli Manjani nuk e ka kursyer ironinë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë të enjte ka vendosur të pezullojë Dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 Nëntor.

"Epaaaaa! Na u dh* nusja n'kalë! Edhe sa e gjetëm kandidatin...", shkruan ish-ministri i Drejtësisë, duke ironizuar qoftë Begaj qoftë dhe opozitën e bashkuar, e cila me zor gjeti një kandidat unifikues si aktori i humorit Florjan Binaj.

Si një njohës i miri i ligjit, edhe më herët ai është shprehur se Presidenti Bajram Begaj me dekretimin e datës 9 Nëntor, për zgjedhjet e pjesshme, kishte dhunuar Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me kërkesë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi “zgjidhje” pasi e cilësoi shkarkimin e tij si të paligjshëm, po ashtu edhe dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë. Pavarësisht kërkesës, Begaj vendosi që të dekretonte datën 9 Nëntori për zgjedhje në Tiranë dhe në 5 bashkitë e tjera.

 

Po ndodh...

ide