Dyshohet se planifikoi të vriste Trump dhe disa zyrtarë të tjerë, arrestohet një pakistanez

6 Gusht 2024, 21:55 / BOTA ALFA PRESS

Dyshohet se planifikoi të vriste Trump dhe disa zyrtarë të
Një pakistanez, me lidhje të dyshuara me Iranin, është akuzuar për një komplot që synonte vrasjen e ish presidentit amerikan Donald Trump. Lajmi raportohet nga CNN, duke cituar një zyrtar dhe dokumente gjyqësore.

FBI beson se komploti kishte në shënjestër Trump dhe zyrtarë të tjerë aktualë dhe ish-qeveritarë amerikanë. Asif Merchant, 46 vjeç, akuzohet se ka udhëtuar në New York City për të punësuar një vrasës me pagesë për të kryer atentatin në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, sipas akuzave të ngritura nga prokurorët federalë në Brooklyn, Nju Jork.

Prokurorët thanë se pakistanezi u arrestua me 12 Korrik ndërsa përgatitej të largohej nga SHBA, menjëherë pasi ai takua me një person të infiltruar si vrasës që ai besonte se do të kryente vrasjet, por në fakt ishte oficer i fshehtë të zbatimit të ligjit.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha CNN se hetuesit nuk kanë gjetur prova se Merchant kishte ndonjë lidhje me të shtënat gjatë mitingut në Pensilvani, ku Trump mori një plagë në vesh. Komploti i zbuluar nga prokurorët amerikanë të martën i shtohet një liste në rritje të planeve të detajuara iraniane për të vrarë Trumpin, sipas zyrtarëve të sigurisë kombëtare.

 

Po ndodh...