
Fermerët polakë bllokojnë kufirin me Ukrainën për shkak të mospajtimeve për grurin

Fermerët polakë kanë protestuar të martën kundër grurit të lirë ukrainas, që sipas tyre, ka vërshuar tregun, si dhe kundër rregulloreve të Bashkimit Evropian për përdorim të pesticideve dhe plehrave.
Traktorët me flamuj polakë i kanë bllokuar autostradat dhe rrugë tjera shumë të qarkullueshme në pothuajse 200 lokacione, kanë thënë organizatorët.
Bllokada janë mbajtur edhe në disa pika kalimi me Ukrainën, shkruan REL.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se protestat kanë demonstruar “gërryerjen e përditshme të solidaritetit” me Ukrainën.
Ai ka thënë se protestat kanë qenë për politikë, jo për grurin, sepse “vetëm 5 për qind e eksporteve bujqësore kalojnë përmes kufirit polak”.
Në disa pamje në rrjetet sociale është parë hedhja i disa mallrave në pikën kufitare Medika.
Ambasadori i Ukrainës në Poloni, Vasyl Zvarych, ka thënë se gruri i hedhur ka qenë ukrainas dhe e ka dënuar këtë veprim.
“Policia duhet të reagojë me vendosmëri dhe t’i ndëshkojë ata që shkelin ligjin. Është mungesë respekti për fermerët ukrainas në kushtet që punojnë, nën pushtimin rus. Turp, burra!”, ka thënë ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter.
-
-
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes, fortifikon lindjen
21 Shkurt, 00:00 -
-
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes, fortifikon lindjen
21 Shkurt, 00:00

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128