Shpërdoroi dy raste dhe shënoi në të tretën, Arnautovic: Fitojmë edhe në Madrid

21 Shkurt 2024, 00:06 / SPORT ALFA PRESS

Shpërdoroi dy raste dhe shënoi në të tretën,
Interi fitoi betejën e parë me Atletico Madrid teksa goli i Arnautovic në minutën e 79’ mjaftoi për të ndezur në festë San Siron.

Zikaltërit shkojnë me një avantazh shumë të madh në Madrid në sfidën e kthimit dhe shohin me të drejtë nga çerekfinalja.

Heroi i ndeshjes, austriaku Marko Arnautovic ka folur për “Mediaset” pas ndeshjes.

Më vjen keq për Markus Turam, nuk dua që një lojtar të lëndohet kurrë. Këto janë mundësitë e mia, unë hyj për të bërë ndryshimin. Shënova në rastin e tretë pas dy dështimesh, i lumtur për njerëzit që erdhën këtu për të brohoritur, për djemtë dhe për familjen time që ishte e pranishme këtu. 

Nuk është një moment i lehtë për mua, por më vjen mirë që arrita të shënoj. Jam shumë i lumtur, le të ecim përpara.

Kemi krijuar shumë raste, por kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme. Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Ne duhet të mendojmë për të luajtur lojën tonë, ne mund të fitojmë edhe në Madrid”, shpreh Arnautovic. 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128