Fishekzjarre në vend të raketave, Libani shpërthen në festë me hyrjen në fuqi të armëpushimit

17 Prill 2026, 12:10 / BOTA ALFA PRESS

Fishekzjarre në vend të raketave, Libani shpërthen në

Festime janë zhvilluar në shumë zona të Libanit pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi 10-ditor.

Banorët dolën në rrugë, ndezën fishekzjarre dhe festuan ndërsa situata u qetësua pas javësh tensioni.

Në të njëjtën kohë, mijëra familje të zhvendosura u nisën drejt jugut të vendit për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, duke shkaktuar trafik të rënduar në autostradën kryesore.

Shumë prej tyre kanë kaluar orë të tëra në rrugë. Një qytetare, e bllokuar në trafik teksa udhëtonte drejt jugut, e përshkroi situatën si të vështirë, duke shprehur frikën se një largim i ri do të ishte shumë i rëndë për familjen e saj.

Në zonën e Qasmiyeh, përgjatë autostradës që lidh veriun me jugun, ushtria libaneze po punon për riparimin e një ure të dëmtuar, duke përdorur mjete të rënda.

Kjo urë është kthyer në një pikë kyçe kalimi, pasi shumë ura të tjera mbi lumin Litani janë dëmtuar nga bombardimet gjatë javëve të fundit.

Edhe pse armëpushimi ka hyrë në fuqi, situata mbetet e brishtë. Vetëm disa orë para shpalljes së tij, një nga urat kryesore në zonë u godit sërish, duke vështirësuar lëvizjen dhe rikthimin e banorëve.

 

Po ndodh...