
"Gabojnë rëndë..."/ Vuçiç: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do të mbështesë kurrë arrestimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç.
Vuçiç tha se Serbia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Paqes dhe se do të qëndrojë pranë Republikës Sërpska dhe lidershipit të saj. Më tej vuçiç tha se presionet ndaj Republika Sërpska dhe Serbisë po rriten, dhe se në këto momente më e rëndësishmja është ruajtja e unitetit dhe lufta për të ardhmen.
“Urdhërarresti që vjen nga Sarajeva nuk është kontribut për paqen. Përkundrazi, ai çon në destabilizimin, prishjen e marrëdhënieve të ndërsjella dhe krijimin e kaosit në rajon. Në shekullin e 21-të nuk ka asnjë vend në botë ku për mosmarrëveshje politike dhe fjalë të thëna të arrestohen kryetarët e subjekteve, kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve.
Kjo nuk është mungesë demokracie, është një diktaturë e hapur, e cila për fat të keq mbështetet nga disa përfaqësues ndërkombëtarë. Ne do ta mbrojmë lirinë, do të respektojmë të drejtën ndërkombëtare, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Serbisë. Por ata që mendojnë se do ta copëtojnë dhe shkatërrojnë Serbinë gabojnë rëndë”, tha Vuçiç.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128