
Hap i rëndësishëm për çuarjen përpara të hetimit/ Tragjedia me 241 viktima, gjendet kutia e zezë e Air India

Një kuti e zezë është gjetur në vendin e rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad, njoftoi të ministri i aviacionit civil të Indisë.
Regjistruesi i të dhënave të fluturimit u gjet brenda 28 orëve nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve (AAIB) e Indisë.
Të gjithë, përveç njërit, nga 242 personat në avion me destinacion Londrën vdiqën kur u rrëzua në një zonë banimi më pak se 60 sekonda pas ngritjes të enjten. Një zyrtar i tha BBC-së se të paktën tetë persona në tokë u vranë gjithashtu.
“Gjetja e kutisë së zezë shënon një hap të rëndësishëm përpara në hetim” dhe do të “ndihmojë ndjeshëm të hedhë dritë mbi katastrofën”, thanë autoritetet.
Air India tha se bordin e avionit Boeing 787 Dreamliner ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez. Një mjek i tha BBC-së se ata po mbështeten në ADN-në nga të afërmit për të identifikuar viktimat. Një zyrtar policie në dhomën e autopsisë i tha BBC-së se mbetjet e gjashtë personave u ishin dhënë familjeve deri më tani, pasi të afërmit e tyre ishin në gjendje t’i identifikonin ata bazuar në tiparet e fytyrës.
I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror, shtetasi britanik Vishwashkumar Ramesh, është ende duke u trajtuar ne spital nga plaget e marra. “Ende nuk mund ta besoj se si dola gjallë,” i tha ai televizionit Indian.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide


Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128