Holanda dorëzon grupin e fundit të avionëve F-16 për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Holandës ka konfirmuar dërgimin e grupit të fundit prej 24 aeroplanësh luftarakë F-16 për në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit përballë sulmeve të vazhdueshme ruse.
Aeroplanët u nisën të hënën nga baza ajrore Volkel drejt Belgjikës, ku do t’u bëhet përgatitja përfundimtare për dorëzim.
Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, ishte i pranishëm gjatë nisjes së avionëve dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij donacioni.
“F-16-at janë thelbësorë për t’iu kundërvënë agresionit ajror rus dhe për të mbrojtur popullsinë dhe infrastrukturën e Ukrainës,” deklaroi ai.
Megjithëse ky ishte grupi i fundit i avionëve që Holanda kishte planifikuar të dorëzonte, vendi mbetet i angazhuar në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr bashkë me Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara.
Kontributet e mëtejshme përfshijnë trajnimin e pilotëve ukrainas në Qendrën Evropiane të Trajnimit F-16 në Rumani si dhe mbështetjen për mirëmbajtjen dhe funksionimin e avionëve luftarakë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





