Zgjidhja e ngërçit politik, LVV dhe Nisma të gatshëm për partneritet në parlament

Nisma Socialdemokrate në Kosovë është shprehur e gatshme për një partneritet në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë fakt e ka pranuar kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili në një reagim për mediat ka thënë pas dështimit të seancës së 22-të, se "partia e tij është e gatshme për partneritet në parlament, por jo në qeveri"
Për sa i përket akuzave për intimidim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për dy deputetët e LDK-së, ka reaguar edhe Anton Quni. Ai tha se LDK-ja është në njohuri për bisedat e përfaqësuesve të LVV-së me këta dy deputetë, "se dy deputetë të saj janë në fokusin e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares".
Sakaq, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës konstituive, kërkoi nga Vetëvendosje që të reflektojë, duke hequr emrin e Albulena Haxhiut si kandidate potenciale për postin e Kryetarit të Kuvendit.
Pavarësisht qëndrimeve personale dhe atyre partiak klasa politike e Kosovës, duket larg bashkëpunimit në veçanti partia fitues me subjektet politike, por asnjëherë nuk do të pranojmë kërkesat e tyre të paarsyeshme, të pajustifikueshme, të cilat nuk përkojnë as me Kushtetutën e as me aktgjykimin e kushtetueses.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




