Trump: “Pozitive” nisma e BE-së për dialog! Hapni tregtinë ose do të vendos kushte

27 Maj 2025, 17:04 / BOTA ALFA PRESS

Trump: “Pozitive” nisma e BE-së për dialog! Hapni

Donald Trump e cilësoi si “pozitive” vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet tregtare, ndërsa shprehu shpresën që Evropa do të “hapë” tregtinë me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ai përsëriti kërcënimin për vendosje të njëanshme të kushteve në rast se nuk arrihet një marrëveshje.

“Sapo u informova se BE-ja ka kërkuar caktimin e menjëhershëm të datave për takim. Kjo është një zhvillim pozitiv dhe shpresoj që më në fund do të vendosin, ashtu siç kërkova edhe nga Kina, të hapin vendet evropiane për tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në platformën e tij personale të rrjeteve sociale.

“Mos harroni, unë kam fuqinë të ‘VENDOS MARRËVESHJE’ për tregtinë ndaj SHBA-ve, nëse nuk arrijmë një marrëveshje apo nëse na trajtojnë padrejtësisht”, shtoi ai.

Deklaratat e fundit të Trump vijnë pas tërheqjes së tij gjatë fundjavës së kaluar, kur të premten ai hoqi dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave 50% mbi importet nga BE-ja, çka çoi në një rritje të tregjeve në Wall Street të martën në mëngjes.

Përfaqësuesit tregtarë të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian pritej të nisnin bisedimet të hënën, ndërsa autoritetet evropiane po vlerësojnë planet investuese të kompanive evropiane në Shtetet e Bashkuara.

 

Po ndodh...

ide