Tërmeti godet për herë të 4-rt brenda ditës Greqinë, lëkundjet e forta u ndjenë deri në Athinë

Një tërmet i ri me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 16:00 në Skiathos (me orën lokale greke), i cili u ndje edhe në rajonin e Atikës dhe kryeqytet Athinë.
Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri-veriperëndim të ishullit me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Sipas presidentit të OASP, Efthimios Lekkas, tërmeti ndodhi në një çarje të njohur të hartuar.
“Do të na duhet ta monitorojmë fenomenin në orët në vijim, është logjike që nuk frymëzon shqetësim të veçantë”, theksoi ai karakteristikisht duke folur për “Protothema.gr”.
Dridhje sizmike, që u ndjenë deri në Atikë, u regjistruan edhe më herët në rajon, konkretisht pak pas orës 14:00.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, ndodhi 8 km në perëndim të ishullit dhe pati një thellësi fokale prej 13.1 kilometrash. Gjithashtu ai u pasua nga dy lëkundje të tjera më të lehta, me forcë 3,3 dhe 2,4 ballë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128