Izraeli mbyll stacionin prestigjioz Al Jazeera/ Reagon ashpër televizioni: Ushtria izraelite vrau qëllimisht gazetarët tanë në Gaza
Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të hënën (1 prill) të mbyllë zyrën lokale të rrjetit televiziv satelitor të Katarit Al Jazeera ndërsa lufta në Gaza vazhdon. Disa orë pasi zëdhënësi i partisë së tij tha se parlamenti do të mblidhej për të ratifikuar ligjin e nevojshëm, Knesset miratoi projektligjin që lejon mbylljen e përkohshme në Izrael të transmetuesve të huaj që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Al Jazeera, e cila financohet nga qeveria e Katarit, e quajti masën izraelite një “përshkallëzim” dhe tha se “vjen si pjesë e një serie sulmesh sistematike izraelite për të heshtur Al Jazeera”, sipas një deklarate vonë të hënën.
“Kjo lëvizje, duke pretenduar se Al Jazeera është në anën e terroristëve është e pabazë,” i tha Reuters në Doha redaktori menaxhues i kanalit arab të Al Jazeera, Mohamed Moawad.
“Dhe që një kryeministër (duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu) që, ju e dini, të insinuojë llojin e një fushate shpifjeje kundër Al Jazeera duke e quajtur atë një organizatë terroriste është me të vërtetë, me të vërtetë shkatërruese dhe alarmante sepse është një sulm ndaj lirisë së shtypit. Ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme sepse mund të jetë një lloj justifikimi për këdo që të synon gazetarët dhe reporterët tanë në mbarë botën”, shtoi ai.
Ligji i miratuar të hënën do të lejojë Netanyahun dhe kabinetin e sigurisë të mbyllin zyrat e rrjetit në Izrael për 45 ditë, të cilat mund të rinovohen dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të korrikut ose deri në fund të operacioneve të mëdha ushtarake në Gaza. Al Jazeera hodhi poshtë akuzat se dëmtoi sigurinë e Izraelit si një “gënjeshtër e rrezikshme dhe qesharake” që i vë në rrezik gazetarët e saj. Al Jazeera ka qenë kritike e ashpër ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza, nga ku ka raportuar gjatë gjithë luftës. Al Jazeera tha se autoritetet izraelite kanë shënjestruar dhe vrarë qëllimisht disa nga gazetarët e saj, duke përfshirë Samer Abu Daqqa dhe Hamza AlDahdooh, të dy të vrarë në Gaza gjatë konfliktit.
-
15 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Stamboll
2 Prill, 17:06
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128