Izraeli urdhëroi sulme në Bejrut, Irani: Armëpushimi në Liban është parakusht për një marrëveshje me SHBA

Irani përsëriti sot se një armëpushim në Liban, ku ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj kundër Hezbollahut, një organizatë aleate me Teheranin, është një kusht për çdo marrëveshje me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Ne këmbëngulim që një armëpushim në Liban është një kusht themelor për çdo marrëveshje që synon t’i japë fund luftës” me Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, në një konferencë për shtyp.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi sulme në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut, ndërsa konflikti me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani vazhdon të përshkallëzohet.
Netanyahu tha se “objektivat terroriste” në bastionin e Hezbollahut në Dahieh do të goditen në përgjigje të sulmeve ndaj civilëve izraelitë dhe shkeljeve të tjera të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të të shpallur në prill.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
