Katër vite në arrati, arrestohet gruaja më e kërkuar në Europë

Tania Gomez u arrestua pas një arratie prej gati katër vjetësh, duke u bërë një nga femrat më të kërkuara në Evropë për lidhjet e saj me trafikimin e drogës. Ajo u kap në Lanzarote pas arratisjes nga Suedia në vitin 2021. Gomez, 32 vjeçe, e njohur si “mbretëreshë e kokainës” në Evropë, dyshohet të ketë pasur lidhje me një grup të organizuar kriminal në Stokholm, ku ajo transportonte dhe shpërndante drogë dhe para të paligjshme.
Përpara se të bëheshin të njohura lidhjet e saj kriminale, Gomez ishte një influencuese në Instagram dhe pronare e një shoqate për shpëtimin e kafshëve, HundGärin, e cila pretendonte se ndihmonte qentë e pastrehë. Megjithatë, sipas Europol, ajo ishte pjesë edhe e një rrjeti që trafikonte jashtë vendit kafshët.
Gomez dyshohet gjithashtu të ketë qenë e përfshirë në një operacion të zbuluar nga policia suedeze në verën e vitit 2020, ku u gjetën rreth një milion euro cash. Ajo akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme të trafikut të drogës dhe pastrimin e parave në Stokholm, që dyshohet të ketë shërbyer si qendër për grupe mafioze.
Ajo ishte e përfshirë edhe në shpërndarjen e kokainës, dhe autoritetet thonë se ajo mori 10 kilogramë kokainë në maj të vitit 2020. Pas bastisjes në vitin 2020, Gomez u arratis dhe dyshohet të ketë shkuar në Spanjë, ku jetonte dhe babai i saj. Ajo u kap në qytetin Tias, në ishullin Lanzarote, pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe suedeze.
Gomez është arrestuar dhe pritet ekstradimi i saj në Suedi, ku ajo mund të përballet me një dënim deri në 14 vjet burg për trafikim droge dhe pastrim parash.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


