Komisioni Evropian shpreh keqardhje për njoftimin e rritjes së tarifave të SHBA-ve mbi importet e çelikut

31 Maj 2025, 17:18 / BOTA ALFA PRESS

Komisioni Evropian shpreh keqardhje për njoftimin e rritjes së

Komisioni Evropian shpreh keqardhje të thellë për njoftimin e rritjes së tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha të premten se planifikon të rrisë tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar në 50% nga 25%, duke ushtruar më shumë presion mbi prodhuesit globalë të çelikut dhe duke thelluar luftën e tij tregtare.

“Na vjen shumë keq për rritjen e njoftuar të tarifave të SHBA-së për importet e çelikut nga 25% në 50%”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, siç raportohet nga Reuters.

“Ky vendim shton më tej pasiguri në ekonominë globale dhe rrit kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rritja e tarifave gjithashtu dëmton përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje të negociuar”.

Kujtojmë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se do të vendoste tarifa prej 50% për çelikun e importuar në Shtetet e Bashkuara, dyfishi i atyre aktuale.

 

Po ndodh...