
Kush është al-Golani? Gjinishi bën profilin e udhëheqësit të kryengritjes së përmbysi regjimin e Asadit

Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, bëri në emisionin “Zonë e Lirë” një profil të Abu Mohammad al-Golanit, udhëheqësit të kryengritjes që përmbysi regjimin e Asadit.
Gjinishi tregon se si al-Golani u detyrua të ndërpresë studimet për Shkenca Komunikimi, të krijojë degën e al-Kaedës në Siri, dhe mandej të shkëputet nga al-Baghdadi duke i dhënë lëvizjes së tij karakter nacional.
“Është nga Golani prandaj e ka marrë nofkën Golani, por emri i tij i vërtetë është Ahmed Hussein al-Sharaa. Është një familje shumë luftarake, shumë patriotike, gjyshi ka luftuar kundër francezëve, babai kundër Asadit. I ati i Golanit ishte një nacionalist, një pan-arab. Babai studioi në Irak, mbaroi studimet në 69’, ndërkohë që në 67’ ishte pushtuar Golani nga izraelitët. Golani lindi në 82-shin në Riad. Në 89-ën e gjithë familja kthehet në Damask, kur ishte 7 vjeç. Ndërpreu studimet kur ndodhi lufta e Irakut dhe i bashkëngjitet Al-Kaedës. Ka qenë në burg amerikan 2 vjet, 2006-2008. Shfaqet al-Baghdadi dhe shkon e bëhet kreu i djathtë i tij. Plas pranvera arabe, në 2012-ën ky futet në Siri. Studimet e larta i ndërpreu kur ishte në vitin e dytë për Shkenca Komunikimi. Në 2012-ën futet në Siri dhe krijon degën e Al-Kaedës në Siri. Ka qenë i listuar në listën e zezë si terrorist, dhe akoma vazhdon të jetë. Po shikohet mundësia që t’i nxjerrin nga lista e zezë. Në 2013-ën fillon të shkëputet nga al-Baghdadi. Këta filluan të vrasin njëri-tjetrin. Ky lidhet me Al-Zawahiri-n, zëdhënësi i Bin Ladenit. U detyrua al-Baghdadi të tërhiqet dhe t’ia lërë fushën hapur. Një herë shfaqet si civil, një herë me flokë të gjatë. Ai deklaroi se do t’i bënte luftë ISIS-it por jo Perëndimit. Ka luhatje. Lufta Al-Kaedës, luftë ISIS-it, luftë trupave ruse. Lëvizja mori karakter nacional dhe qëndroi brenda Sirisë”.
-
-
Makina e policisë del jashtë rruge, lëndohen 8 efektivë në Kosovë
13 Dhjetor, 23:08

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128