Makina e policisë del jashtë rruge, lëndohen 8 efektivë në Kosovë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës, ku një makinë policie ka dalë jashtë rruge.
Nga informacionet thueht se si pasojë e aksidentit janë lënduar 8 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.
“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë 8 operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për t’u marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, njofton policia.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

