Lufta i çoi çmimet e naftës në “stratosferë”! Gjermania merr masa ndihmuese për konsumatorët: Ulen taksat e karburantit për 2 muaj

13 Prill 2026, 11:34 / BOTA ALFA PRESS

Lufta i çoi çmimet e naftës në

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ka sjellë që Gjermania të ulë përkohësisht taksat për karburantet një përpjekje kjo për të zbutur krizën e mundshme.

Kancelari Friedrich Merz njoftoi se taksat për benzinën dhe naftën do të reduktohen me rreth 17 cent për litër, për një periudhë dy mujore.

Njoftim të cilin e bëri përgjatë një konference për shtyp ku u shpreh: “Ne do ta ulim taksën e karburantit për naftën dhe benzinën me afërsisht 17 centë për litër për dy muaj” Kjo është një masë e cila synon të ndihmojë familjet dhe bizneset të cilat po përballen me kosto të larta, të nxitura nga tensionet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që çmimet globale të naftës vijojnë të mbeten të paqendrueshme, qeveria gjermane synon që përmes këtij vendimi të japë një lehtësim për konsumatorët.

Po ndodh...

ide