Mbi 3 milionë dollarë taksa të papaguara, ish-ylli i MMA arratiset nga Rusia

23 Maj 2024, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

Mbi 3 milionë dollarë taksa të papaguara, ish-ylli i MMA
Ish-kampioni i peshave të lehta të UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka braktisur Rusinë teksa sipas raportimeve ka marrë nënshtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, me gjasa për qëllime tatimore.

Media e lajmeve në internet “Mash.ru”, ishte e para që konfirmoi këto akuza, të cilat u referohen burimeve zyrtare nga qeveria ruse. Sipas tyre, Khabib po hetohet për mospagimin e taksave të biznesit të tij, me vlerën 3.3 milionë dollarë.

Pas ekzaminimeve paraprake të këtyre bizneseve të ish-luftëtarit rus, u zbulua parregullsi në dokumente, duke çuar në një auditim të plotë. Tani, qeveria dyshohet se ka ngrirë disa llogari bankare biznesi që lidhen me bizneset e Khabib, duke përfshirë promovimin e Eagle FC dhe fondin e tij të bamirësisë.

Marrja e shtetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i lejonte Khabib të shmangte pagimin e taksave në Rusi, pasi banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat.

Kjo lëvizje shihet si një ndryshim i rëndësishëm për ish-kampionin e UFC-së dhe ka të ngjarë të motivohet nga problemet thelbësore të taksave me të cilat po përballet në Rusi.

Ndërsa ekipi i Khabib ka mohuar akuzat për borxhin tatimor, raportet nga gazetarët rusë dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet tatimore ruse sugjerojnë se marrja e nënshtetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është një lëvizje strategjike e Khabib për të adresuar sfidat e tij financiare dhe ligjore në Rusi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128