FOTO/ Gjimshiti në formacionin më të mirë të Europa League

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ngriti lart mbëmjen e djeshme trofeun e Europa League.
Në mbrëmjen magjike të Atalantës, Berat Gjimshiti është kthyer në një motiv krenarie për shqiptarët anembanë botës, është shqiptari i parë që ngre lart një trofe kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, si kapiten i skuadrës së tij.
Gasperini shkoi t’i dhuronte një përqafim të vecantë menjëherë pas ndeshjes, tjetër tregues i peshës, përveç shiritit, që ka në dhomat e zhveshjes, ashtu si festimet me shokët dhe tifozët.
Gjimshiti është vlerësuar gjerësisht me një ndër notat më të larta në finalen e madhe të Europa League-s, garanci në mbrojtjen bergamaske, ndërkohë që një ditë më pas faqja e specializuar “sofascore” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Europa League.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

