Merr flakë jahti luksoz në Majorka, pasagjerët hidhen në ujë
14 Gusht 2024, 18:47 / BOTA

Një varkë dhjetë metra e gjatë u dogj plotësisht në brigjet e Majorkës, ndërsa pasagjerët shpëtuan veten duke u hedhur në ujë.
Të martën rreth orës 13:40 në qendrën e kontrollit është marrë njoftimi për zjarrin. Ekipi i shpëtimit detar dërgoi anijen “Salvamar Saiph” nga Palma.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar edhe persona privatë. Sipas “Mallorca Zeitung” në varkë ndodheshin katër pasagjerë të rritur, të cilët të gjithë shpëtuan duke u hedhur në Mesdhe.
Ky është incidenti i dytë në brigjet e Majorkës në vetëm pak ditë. Të shtunën, një jaht luksoz u mbush me ujë dhe u fundos në fund të Mesdheut. Edhe këtu u shpëtuan të gjithë pasagjerët, përfshirë një familje gjermane.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

