
"Mund të jetë vullkan", nuk ndalen lëkundjet në Santorini, njerëzit nisin të braktisin ishullin

Autoritetet në Santorini mbeten në gatishmëri dhe janë mobilizuar, pasi aktiviteti sizmik në ishullin e njohur grek mbetet i lartë, me tërmete të njëpasnjëshme.
Ndërkohë, qytetarë dhe turistë duket se kanë zgjedhur ta braktisin ishullin përmes rrugëve ajrore dhe detare dhe në portin e ishullit është vënë re mbipopullim.
Presidenti i OASP-së, Efthimis Lekkas duke folur për “Mega-n” u kërkoi njerëzve që të mos kenë panik, pasi ishulli nuk do të përjetojë një tërmet shkatërrimtar si ai i vitit 1956.
“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë disa ditë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur çarjen. Nuk do të prodhojë tërmete të mëdha. Mund të shohim magnituda jo më të mëdha se 5 e shkallës Rihter. Njerëzit të mos bëjnë panik, nuk do të ketë tërmet si ai i vitit 1956”, tha Lekkas.
Ndërkohë në mbledhjen e Komisionit të Sizmologëve është vendosur që shkollat në Thira, Anafi, Ios dhe Amorgos të mbyllen deri të premten.
Pas shqyrtimit të plotë të të gjitha të dhënave të deritanishme, u konstatua njëzëri nga të gjithë anëtarët e Komiteteve se sekuenca sizmike në zonën detare të Anydros midis Thira dhe Amorgos është veçanërisht e lartë, me 200 tërmete që nga 1 shkurti me magnitudë mbi 3.0 (dhe me magnitudë maksimale të regjistruar 4.9 ballë).
Qytetarëve të Santorinit u kërkohet të shmangin grumbullimet e mëdha brenda ndërtesave, qëndrimin pranë ndërtesave të braktisura dhe të shmangin hyrjen dhe qëndrimin në portet e Ammoudi, Armeni, Korfou dhe Portin e vjetër të Firës.
Në Santorini kanë mbërritur gjeneratorët me fuqi të lartë dhe kabllot, në mënyrë që autoritetet të përgatiten për të furnizuar ishullin me energji elektrike në rast ndërprerjeje. Sipas Institutit Gjeodinamik, një tërmet i ri me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter goditi Santorinin sërish rreth orës 14:00.
Sakaq, ministritë përkatëse po hetojnë rritjen e çmimit të biletave ajrore nga Santorini, sipas zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Vasilis Economou. “Nëse përfitojnë dhe disa njerëz përpiqen të shfrytëzojnë situatën për të pasur më shumë fitime se sa duhet dhe çfarë lejon ligji, duhet të kenë kujdes”, tha Economou.
Profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës lidhur me aktivitetin e shtuar sizmik në zonat midis Santorinit dhe Amorgos tha se një nga skenarët është se aktiviteti sizmik vjen nga një vullkan nënujor.
“Një mundësi është që të jetë aktivizuar një çarje, diçka e ngjashme me atë që shkaktoi tërmetin e madh të vitit 1956. Me fjalë të tjera, një vazhdimësi e thyerjes. Ky ishte tërmeti që arriti në 7.5 ballë. Por nëse një tërmet ndodh tani, nuk mendoj se dikush e pret të jetë kaq i madh. Pra, ky është një skenar. Skenari tjetër është aktivizimi i vullkanit që ndodhet brenda kalderës së ishullit të Santorinit dhe tjetri është një vullkan nënujor i quajtur Kolumbo, i cili ndodhet pak në veri të Santorinit, afërsisht 5 dhe 8 kilometra nga maja veriore e Santorinit, pra, duke shkuar drejt Ios. Aty ndodhet vullkani nënujor i quajtur Columbo. Pra, këta janë tre skenarët dhe ndikimet e mundshme që mund të kenë. Kjo është ajo që u ekzaminua në zonë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128