Pas Morata-s, Galatasaray kërkon edhe “gjigantin” e Shqipërisë

Galatasaray ka qenë një ndër ekipet me aktive në ditët e fundit të afatit të merkatos. Së fundmi, gjiganti turk zyrtarizoi transferimin e Alvaro Morata-s nga Milan, por nuk kanë ndër mend të ndalen me kaq.
Galatasaray është hedhur në “sulm” për Ardian Ismajlin, kontrata e të cilit skadon në verë tek Empoli. Klubi i Serie A nuk dëshiron që shqiptari të largohet falas në verë, duke parë interesin e disa klubeve, largimi i Ismajlit në merkaton verore nga Empoli është i sigurt.
Nicolo Schira raporton se Ismajli po konsiderohet si një zëvendësues i mundshëm për Victor Nelsson, danezi la klubin turk për Romën.
Ende nuk dihet oferta ekonomike që Galatasaray ka menduar për mbrojtësin e Shqipërisë, detajet pritet të mësohen ditët në vijim. Kujtojmë që merkato në Turqi mbyllët më 13 shkurt.
Për Ismajlin ka pasur interes dhe nga klubet e mëdha në Serie A si Lazio, Napoli, është përmendur dhe Juventus, por klubi turk nuk do të presë deri në verë por do të tentojë ta transferojë që tani shqiptarin.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





