NATO i përgjigjet "flakë për flakë" Moskës: Jemi të gatshëm përballë çdo kërcënimi
27 Shtator 2025, 21:49 / BOTA

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se aleanca është gati të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi, referuar avionëve rusë të cilët kanë shkelur hapësirën ajrore të disa vendeve.
Deklarata e Giuseppe Cavo Dragone erdhi pas takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për "shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme" të qiellit të aleatëve nga dronët rusë.
"Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale. Ne jemi gati.
Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive."-tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


