
PAMJE TË RËNDA/ Futbollistit i del syri nga vendi duke shfryrë hundët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në futbollin holandez, gjatë ndeshjes së Kupës ku është përballur Herneven i drejtuar nga Robin Van Persi, me amatorët e Kuik Bojs.
Ndeshja në fjalë nuk ka spikatur vetëm për faktin se amatorët eliminuan skuadrën e elitës, por edhe për atë që i ndodhi sulmuesit moldav të Herenven, Ion Nikolesku. Futbollisti kishte një ënjtje në syrin e tij të djathtë, pas një përplasje disa minuta më parë. Por ai po vazhdonte rregullisht lojën kur shfryu hundët.
WTF. Zie wat er met dat oog gebeurd van Nicolaescu na het snuiten van zijn neus.
— JosTi (@J0sTi) January 16, 2025
???????????? #qbohee #heerenveen pic.twitter.com/uVQhYODrX4
Në mënyrë të pazakontë, syri i doli nga zgavra, me futbollistin e çuditur i cili thjesht preku me dorë pjesën e ënjtur ku ishte syri i tij në pozicion jonatyral, duke krijuar një pamje të rëndë për të gjithë ata që po ndiqnin ndeshjen në TV.
Për çudinë e të gjithëve, ai vazhdoi të luante, por u zëvendësua më pas nga trajneri Van Persi në kohën shtesë.
-
-
PSG “vret” kampionatin, diferenca me vendin e dytë thellohet
18 Janar, 20:32

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128