
Papa Françesku shfaqet sërish mes besimtarëve

13 Prill 2025, 23:16 / BOTA
Papa Françesku u shfaq ditën e sotme sërish përpara besimtarëve në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, duke shfaqur një tjetër shenjë që tregon se po shërohet nga pneumonia e dyfishtë që i rrezikoi jetën në shkurt.
I ulur në një karrige me rrota, Ati i Shenjtë përshëndeti rreth 20 mijë besimtarë, të mbledhur për meshën e të dielës së dafinave, që i paraprin festës së Pashkës.
Papa nuk mbante më tuba oksigjeni në hundë, ashtu si në shfaqjen e javës së kaluar, kur kishte vetëm një javë që kishte lënë kurimin në spital ku qëndroi i shtruar gati një muaj e gjysmë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128