Lajme flash

Supë Magjerica

16 Prill 2025, 08:20 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë Magjerica

Përbërësit:

300 gr të brendshme
3 lgj oriz
2-3 qepë të njoma
50 gr gjalpë
1 vezë
1/2 lëng limoni
1 tufë kopër
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Të brendshmet e mishit pasi i kemi pastruar mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma derisa të ulin vëllimin, shtojmë të brendshmet dhe vijojmë me kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi të freskët.

Po ndodh...