Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në një burg në Romë gjatë një ceremonie.
Kjo është hera e parë që Papa u lanë këmbët grave në këtë ceremoni vjetore për katolikët. Papa 87 vjeç , i cili ka përjetuar vështirësi shëndetësore kohët e fundit, drejtoi ceremoninë në burgun Rebibbia në Romë, duke larë këmbët e secilës prej grave nga karrigia e tij me rrota.
CNN shkruan se gjatë ceremonisë shumë gra u emocionuan dhe u përlotën teksa Papa u puthte këmbët.
“Ju nuk jeni vetëm. Unë ju përqafoj të gjithëve, në shumëllojshmërinë e riteve tuaja… Veçanërisht ata më të prekurit nga tragjedia e pakuptimtë e luftës, fëmijët e grabitur nga e ardhmja e tyre, ata që pikëllohen dhe kanë dhimbje dhe të gjithë ata që e gjejnë veten pre e ankthit dhe e tmerrit. Në këto kohë të zymta… ju jeni llambat që ndriçojnë natën. Së shpejti shpresojmë të kthehemi mes jush si pelegrinët, t’ju afrohemi, t’ju përqafojmë”, ishin fjalët e papës përpara fundjavës më të shenjtë në kalendarin e krishterë, kur besimtarët shënojnë vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, ndërsa lufta Hamas-Izrael vazhdon të jetë e ashpër”, ishin fjalët e Papë në ritualin e larjes së këmbëve.
Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë larjen e këmbëve të dishepujve të tij nga Jezu Krishti një natë para se të vdiste.
Që nga zgjedhja e tij, Papa e ka bërë këtë ritual jashtë territorit të Vatikanit dhe e ka festuar duke larë këmbët të burgosurve, refugjatëve dhe invalidëve.
-
Rojet bregdetare shpëtojnë 124 emigrantë në Ishujt Kanari
28 Mars, 22:50 -
Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
28 Mars, 22:13
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


