Rojet bregdetare shpëtojnë 124 emigrantë në Ishujt Kanari

Rojet bregdetare spanjolle i kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegjël, nga dy barka dërrase në ujërat detare pranë ishujve Kanari të enjten.
Njëra barkë që po i bartte 66 njerëz u gjet rreth 18 kilometra në jug të Gran Kanaria, tha Kryqi i Kuq i Spanjës.
Barka tjetër, me 58 njerëz në bord, përfshirë dy gra, u gjet në afërsi, sipas tij.
Disa ambulanca parkohen pranë një anije të rojës bregdetare turke në provincën Çanakala, ku raportohet se u mbytën së paku 20 emigrantë, 15 mars 2024.
Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rruga atlantike për në Ishujt Kanari është tani për tani rruga më e dendur për emigrimin e parregullt nga Afrika Perëndimore për në Bashkim Evropian.
Numri i njerëzve që e morën këtë rrugëtim të rrezikshëm nga 1 janari deri më 15 mars, arriti shifrën 12.393, krahasuar me 2.178 në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, tha Ministria e Brendshme e Spanjës këtë muaj.
Ky grup ishujsh është rreth 160 kilometra larg Afrikës Perëndimore në pikë më të afërt.
Të gjitha emigrantët e shpëtuar të enjten u dërguan në Gran Kanaria. /REL/
-
Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
28 Mars, 22:13
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

