Xhuljeta Kërtusha demaskon deputetët e PD: Jemi në shesh se e latë vendin pa opozitë, në këmbim të karriges, tenderit, lejes së ndërtimit...
Xhulieta Kërtusha, e cila ka qenë ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë teknike të 2017 ka reaguar për protestën qytetare që prej 17 ditësh kërkon rrëzimin e kastës së korruptuar politike të përfaqësuuar nga Rama dhe Berisha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, ka akuzuar një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike se kanë lënë vendin pa opozitë reale për interesa personale.
Sipas saj, një nga arsyet kryesore pse qytetarët janë mbledhur në shesh është zhgënjimi ndaj atyre politikanëve që, sipas saj, kanë braktisur kauzat opozitare në këmbim të përfitimeve personale.
“Arsyeja qe jemi ne shesh janë ata deputete te PD-se që e lanë këtë vend pa opozite për një karrige/leje ndërtimi apo një tender! E lanë këtë vend pa alternative ne dore te partisë ne pushtet e cila veshi një arrogance sepse nuk kishte konkurrencë, nuk kishte frike”, shkruan ajo.
Ajo bëri thirrje që figura të tilla politike të mos përfshihen në protestë, duke argumentuar se nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Sipas Kërtushës, ndërkohë që qytetarët rrinë në shesh deputetët shijojnë fundjavat në zonat bregdetare.
“Largojini nga sheshi sepse fëmija yt nuk ka ngrohje ne shkolle, fëmijët e tyre shkojnë ne shkolla private jashtë dhe brenda vendit. Kur ti shkon ne spital dhe nuk gjen as serum ata kurohen jashtë. Rroga jote e një viti është çantë për ata, rroga jote e 10 viteve është makine për ata. Kur ti rri ne shesh gjithë javën ata i ke ne weekend Palase, Gjirin e Lalezit etj, vila te marra ne këmbim qe te qepin gojën. Ata nuk jane aty per ndihme apo ndryshim, jane vetëm per tju bere pis dhe per ti humbur vlerën kesaj proteste madhështore””, thuhet ne reagimin e Kërtushës.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128