“Jam piktori më i madh mes kryeministrash!” Rama me batuta në Berlin: Ajo që lihet jashtë një kompozimi shpesh zbulon më shumë se sa përfshihet brenda tij

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. E cila është një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.
Gjatë fjalës së tij ndër të tjera kryeministri rikujtoi rënien e murit të Berlinit, si edhe mes batuatsh u shpreh se ai është piktori më i madh mes kryeministrash.
“Të dashur të pranishëm, falë prezantimit të katerinës tashmë të gjithë e dini, që unë jam piktiori më i madh mes kryeministrash. Do të guxoja të thoja mes kancelarshësh gjithshtu, por nuk duhet të jesh një piktor i madh për të parë se ajo që lihet jashtë një kompozimi shpesh zbulon më shumë se sa përfshihet brenda tij. Pak muaj më parë Këshilli Evropian, miratoi procenin e integrimit që nga koha e Jacques Delors, një Europë një Treg” u shpreh ai.
Pjesë nga fjala e Kryeministrit:
Nuk kam ardhur këtu vetëm sepse ky është në takim i rëndësishëm, erdha sespe ka tri gjëra që bëhen bashkë në mënyrë të pazakontë: qyteti ku takohemi, momenti në të cilin takohemi dhe tema për të cilën më është kërkuar të flas.
Le ta nisim me Berlinin, vendi ku u bë realitet transformimi ndoshta më i madh gjeopolitik i jetës sonë. Dhe jo vetëm sepse ra një mur por sepse pasi ra ai mur doli një udhëheqës doli me guximin për të kupruar ccfarë kërkonte historia më pas. Helmut Kohl nuk e pa ribashkimin gjerman si një sfidë administrative, e pa si një domosdoshmëri politike. Kundër kujdesit të tepruar, kundër skepticizmit, kundër urtësisë korrencionale të kohës.
Ai vendosi që gjermania duhet të bëhej një vend i vetëm përsëri, histpria i dha të drejtë. E nisa me Berlinin me Kohlin jo sepse kjo kjo audiencë ka nevojë të rikujtohet për këtë rëndësi që ka gjermania për europën, e bëra sepse besoj se Europa po i afrohet një mometni të ngjashëmm.
Lufta është rikthyer në Europë, konkurrenca strategjike është bërë globale, teknologjia po transformon mënyrën se sin ë lidhemi me njëri tjetrin dhe jetën e përditshme. Europa nuk është më kontinenti i paqes së qendrueshme dhe prosperitetit të përhershëm që besonte që ishte deri pak kohë më parë. Europa është bërë sërish një fuqi e madhe që ndeshet me sfida të mëdha.
Të dashur të pranishëm, falë prezantimit të Katerinës tashmë të gjithë e dini, që unë jam piktiori më i madh mes kryeministrash. Do të guxoja të thoja mes kancelarshësh gjithshtu, por nuk duhet të jesh një piktor i madh për të parë se ajo që lihet jashtë një kompozimi shpesh zbulon më shumë se sa përfshihet brenda tij. Pak muaj më parë Këshilli Evropian, miratoi procenin e integrimit që nga koha e Jacques Delors, një Europë një Treg.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128