Për herë të parë që nga viti 2017, shpërthen gripit vdekjeprurës i shpendëve në SHBA

17 Mars 2025, 17:34 / BOTA ALFA PRESS

Për herë të parë që nga viti 2017, shpërthen

Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit vdekjeprurës të shpendëve H7N9 në një fermë shpendësh, që nga viti 2017, pasi vendi vazhdon të përballet me një tjetër lloj gripi të shpendëve që ka infektuar njerëzit dhe ka bërë që çmimet e vezëve të arrijnë nivele rekord.

Përhapja e gripit të shpendëve, ka shkatërruar tufat në mbarë botën, duke ndërprerë furnizimin dhe duke nxitur çmime më të larta të ushqimeve.

Përhapja e tij tek gjitarët, përfshirë lopët qumështore në SHBA, ka ngritur shqetësime midis qeverive për rrezikun e një pandemie të re, shkruan Reuters.

Lloji që ka shkaktuar dëmin më të madh në shpendët në vitet e fundit dhe vdekjen e një personi në SHBA është H5N1.

Megjithatë, H7N9 doli të kishte një shkallë shumë më të lartë të vdekshmërisë, duke vrarë gati 40% të njerëzve që infektoi pasi u identifikua për herë të parë në 2013, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shpërthimi më i fundit i H7N9 u zbulua në një fermë me 47,654 shpendë komercialë në Noxeby, Mississippi, tha Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve me bazë në Paris në një raport të publikuar sot, duke cituar autoritetet amerikane.

“Gripi i shpendëve (HPAI) shumë patogjenik H7N9 i linjës së shpendëve të egër të Amerikës së Veriut u zbulua në një fermë shpendësh komerciale”, thuhet në raport, duke shtuar se masat e duhura po merren në bashkëpunim me autoritetet lokale.

 

 

Po ndodh...