Plani i paqes me 21 pika për Gazën dhe rajonin, zbulohen disa nga çështjet kryesore

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një plan të ri paqeje me 21 pika për Gazën dhe të gjithë rajonin.
Detajet e planit ende nuk janë bërë publike zyrtarisht, por disa media kanë raportuar mbi përmbajtjen e tij të mundshme, duke theksuar disa nga pikat kyçe që thuhet se përmban dokumenti.
Sipas The Times of Israel, një nga pikat kryesore të planit është krijimi i një rruge drejt një shteti të ardhshëm palestinez, një ide që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar ashpër në fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Gjithashtu, raportohet se plani parashikon që palestinezët të mund të qëndrojnë në Rripin e Gazës, pa nxitur shpërnguljen masive të tyre, një çështje shumë delikate dhe e debatueshme në kontekstin aktual.
Nëse këto pika konfirmohen, ato pritet të jenë në qendër të diskutimeve mes Trump dhe Netanyahu-t gjatë takimit të tyre të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Optimizmi i shprehur nga Trump mund të përballet me sfida të mëdha në atë takim.
Sipas The Times of Israel, e cila thotë se ka parë një kopje të draftit të propozuar nga SHBA, plani përfshin gjithashtu një kërkesë për çarmatosjen e Hamasit, demilitarizimin e plotë të Gazës dhe krijimin e një procesi për deradikalizimin e popullsisë.
Nga propozimet që kanë dalë deri tani, është e qartë se të dyja palët, si Hamasi ashtu edhe qeveria izraelite, do të duhet të bëjnë lëshime të mëdha për të pasur ndonjë shans real për arritjen e një marrëveshjeje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


