Plani i SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza, Izraeli do tërhiqet gradualisht nga territori edhe nëse Hamasi refuzon marrëveshjen

29 September 2025, 22:44 / BOTA ALFA PRESS

Plani i SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza,

Plani 20-pikësh i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Gaza duket se shkon shumë përtej kornizës së zakonshme të armëpushimit dhe negociatave për shkëmbimin e pengjeve, duke krijuar terrenin që Izraeli të dorëzojë gradualisht territore të pushtuara një force ndërkombëtare të sigurisë.

Propozimi paraqet dy rrugë të mundshme. Në njërën, forcat izraelite do të tërhiqen në linja të dakorduara nëse Hamasi pranon të lirojë të gjitha pengjet brenda 72 orësh.

Në rrugën tjetër, nëse Hamasi refuzon, Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Gaza dhe gradualisht do t’i dorëzojë territoret një autoriteti tjetër.

Në të dy rastet, propozimi shënon herën e parë që Izraeli është deklaruar publikisht se do të tërhiqet në mënyrë të mëtejshme nga pjesë të Rripit të Gazës dhe do t’i dorëzojë territoret një force ndërkombëtare sigurie.

Propozimi nuk përcakton një afat kohor për kur duhet të bëhet kjo dorëzimi. Ai gjithashtu parashikon se Izraeli duhet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Gazën, edhe nëse Hamasi refuzon propozimin.

CNN shkruan se mbetet ende një pyetje kryesore: Si do ta siguronte Izraeli lirimin e pengjeve nëse Hamasi refuzon? Propozimi i SHBA nuk jep një përgjigje të qartë për këtë çështje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “Izraeli do të përfundojë punën vetë” nëse Hamasi nuk pranon planin.

 

Po ndodh...