Presidenti lituanez thirrje për sanksione më të rrepta nga BE për Rusinë: Paketa e ardhshme duhet të ngjajë me ‘koktej molotovi’

27 Maj 2025, 18:14 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti lituanez thirrje për sanksione më të rrepta nga BE

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, kërkoi sot sanksione më të rrepta nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë.

Ai theksoi se paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Moskës duhet të ngjajë me një “koktej molotovi”.

“Putini po e kthen të gjithë botën kundër tij dhe ai me të vërtetë meriton sanksione shumë më të rrepta se ato që janë në fuqi sot”, tha Nauseda për televizionin shtetëror të vendit baltik.

“Shpresoj vërtet që partnerët tanë në Bashkimin Evropian ta kuptojnë se paketa e 17-të e sanksioneve ishte vetëm një nxemje”, theksoi presidenti lituanez, duke shtuar: “Ne duhet të përgatisim një paketë të 18-të sanksionesh që (ndikimi i tyre) t’i ngjajë vërtet një kokteji molotovi”.

Javën e kaluar, BE-ja miratoi paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Lituania ka qenë një nga mbështetëset më të zjarrta të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore masive kundër Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Sulmet u dënuan gjerësisht, përfshirë edhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe akuzoi Presidentin rus Vladimir Putin se është “çmendur plotësisht”.

 

Po ndodh...

ide