PSG drejt historisë, një hap larg suksesit të katërfishtë, rekord i vetëm një ekipi evropian

Mbetet vetëm një pengesë mes Paris Saint-Germain dhe legjendës së futbollit botëror: Interi i Simone Inzaghit.
Pasi ka fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe Superkupën franceze, skuadra e Luis Enrique-s do të luajë të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve në Munih, me synimin për të fituar për herë të parë trofeun më të madh evropian dhe për të kompletuar një "Kuadripletë" historike, që deri më sot është arritur vetëm një herë në historinë e futbollit.
I vetmi ekip që e ka arritur këtë sukses ka qenë Celtic në sezonin 1966-67 dhe pikërisht kundër Interit.
Në atë finale në Lisbonë, skocezët përmbysën epërsinë fillestare të zikaltërve (gol i Mazzola-s nga penalltia në minutën e 7') dhe fituan 2-1 me golat e Gemmell (63') dhe Chalmers (84').
Ajo humbje shënoi fundin e epokës së "Grande Inter" të Helenio Herrera-s.
Sot, historia rrezikon të përsëritet, por kësaj radhe është PSG që kërkon të hyjë në librat e artë të futbollit.
Çfarë do të thotë “Kuadripletë”?
Në futboll, ky term përdoret kur një skuadër fiton katër trofe të rëndësishëm në një sezon, zakonisht titullin kampion, kupën vendase, superkupën dhe Ligën e Kampionëve.
PSG e ka fituar tashmë tre trofetë francezë dhe synon që ndaj Interit të vendosë kurorën e fundit.
Skuadrat që kanë arritur "Tripletën" (kampionat, kupë vendase dhe Champions League):
1966/67 – Celtic
1971/72 – Ajax
1987/88 – PSV Eindhoven
1998/99 – Manchester United
2008/09 – Barcelona
2009/10 – Inter
2012/13 – Bayern Munich
2014/15 – Barcelona
2019/20 – Bayern Munich
2022/23 – Manchester City.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





