Protesta në Izrael, kërkohet largimi i Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme

8 Janar 2024, 10:14 / BOTA ALFA PRESS

Protesta në Izrael, kërkohet largimi i Netanyahut dhe zgjedhje të

Mijëra njerëz janë duke marrë pjesë, që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, në një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit izraelit dhe kërkojnë largimin e Netanyahut dhe çuarjen e vendit në zgjedhje menjëherë.

Organizatorët e protestës deklarojnë se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

Prej 7 tetorit, kryeministri Netanjahu dhe kabineti i tij ka qenë në qendër të kritikave të opinionit publik, për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku mijëra militantë hynë në Izrael dhe vranë qindra civilë të pafajshëm.

 

Po ndodh...