S'ka më “E Keqja më e Vogël”

Nuk po e kuptojnë. Nuk duan ta kuptojnë. Për vite me radhë politika jonë është ndërtuar mbi një formulë të vetme: Zgjidh mes dy të këqijave, atë që percepton si të keqen më të vogël… si hajdutin më pak hajdut, si keqbërësin më pak të dëmshëm, si të paaftin më të zotë.
Por kjo formulë po refuzohet gjithnjë e më hapur, nga kjo protestë e mrekullueshme 26 ditore.
Mes estabilishmentit të vjetër dhe protestuesve ka diferenca të mëdha në qënësinë e tyre. Janë botëkuptime të ndryshme, njerëz të formuar në rrugëtime të ndryshme jete. Disa nga post komunizmi dhe pushteti që janë trashur këto 36vite, e protestuesit nga sakrificat dhe vuajtjet që kanë paguar për ndershmërinë e tyre.
Edhe sot po tregohet në mënyrën më të qartë, se si secili po lexon protestën përmes interesave të veta, jo përmes syve të atyre që janë në rrugë.
Edi Rama fshihet pas Goxhajt, vetëm e vetëm të mos merresh me thelbin!
Mendon se do ta shpëtojë emri i Dritan Goxhajt. Tinzarisht po tenton të shfryjë protestën duke i treguar pjesmarrësve se çfarë qëndrimesh ka mbajtur ky njeri: “Iranin demokratik, Hamasin si UÇK, NATO-n të pafuqishme, dhe supremacinë Ruso-Kineze ndaj nazistëve Amerikan”.
Edi… po ke të drejtë formalisht, për Dritan Goxhajn dhe shpurrën që e mbron. Por e di çfarë tjetër Edi?
Edhe kjo e vërtetë e jotja, është një arsye më shumë të protestojmë kundër teje, sepse përsëri nuk merresh asnjë sekondë me thelbin e protestës, sepse thelbi të shkatërron. Është sistemi ekonomik dhe institucional që ke krijuar Edi!
Nga ana tjetër “Qingjat” që në fakt veçse janë çakej:
Thuajse gjithë zërat publik që po mbrojnë Goxhajn po luajnë rolin e “qingjave”, duke pretenduar se motivi i tyre është mbrojtja e protestës dhe rrëzimi i Ramës.
Goxhajn e mbrojnë jo për protestën, por për qëndrimin radikal fetar që ai përfaqëson dhe axhendën e përbashkët që kanë me të: Nxitjen e frymës anti-amerikane dhe anti-perëndimore në Shqipëri.
Pra kemi dy palë që flasin njëra mbi tjetrën:
Rama thotë: “Shikoni kush proteston kundër meje, këta terroristët e Iranit”.
Batakçinjtë e Bosforit dhe Teheranit na thonë: “Lëreni Dritanin, merruni me 5 kërkesat ndaj Ramës”.
Dhe të dy po injorojnë të njëjtën gjë: Atë rini dhe ata qytetarë në shesh që nuk pranon më të zgjedhë të keqen më të vogël. As Ramën. As Berishë. As radikalët e indoktrinuar në Bosfor dhe Teheran. Asnjë të keqe. Duan të mirën, duan normalen në një vend me demokratik perëndimor.
Berisha dhe PD: Skifterët me lugë në dorë
Berisha thotë se s’ka problem për “pak zëra që bërtasin Berisha në burg”, për të rëndësi ka Rama në burg. Deputetët e PD dhe funksionarët e asaj partie janë kthyer më qesharakë se kurrë, teksa pa dinjitet rrinë në protestë si skifterë për të grabitur kauzën, ndërsa njerëzit në shesh përçmojnë pikërisht atë që ata përfaqësojnë: Berishizmin!
Deluzioni i tyre është klasik: “Po iku Rama, radhën e kemi ne.” Tipik mentalitet hajdutësh, që presin me lugë në brez.
Po ku janë bandat? Troplinët, Bajrat, Suel Çela, dhe gjithë ata që Berisha pretendonte se frikësonin qytetarët në 11 Maj? Pse nuk dalin sot kur Edi Ramës i duhen më shumë se kurrë, të largojnë njerëzit nga protesta dhe të vazhdojnë biznesin e tyre me Ramën?
Sepse Berisha gënjen.
Në 11 Maj bandat nuk luftuan kundër Berishës, (E në fakt Berisha kishte bandat e tij si në Krujë, Lezhë, etj), por luftuan brenda kampit të majtë për influencë dhe biznes me Ramën.
PS fitoi thellë mbi PD, por sërish mori 40 mijë vota më pak se opozita në zgjedhjet e vitit 2021. Pra PS nuk fitoi, Berisha humbi. Dhe sot protesta po fakton se qytetaria refuzon, përbuz, përçmon PD, por nuk i druhet aspak Edi Ramës dhe bandave të tij.
Nuk ka banda, nuk ka patronazhistë, nuk ka lekë që trembin apo blejnë këtë protestë.
Nuk kuptojnë çfarë opozite e turpshme janë me protestat e tyre me 100 punonjës seksionesh çdo të hënë, ndërkohë që qytetarët po e tredhin Ramën në një shesh plot prej 26 ditësh! Përse nuk e mbush dot PD sheshin? Pse nuk e mban dot PD protestën 26ditë?! Se janë çetë hajdutësh njësoj si Rama.
Edhe në ekonomi: E njëjta logjikë e mjerë
Rama thotë se protestën e nxit Greqia xheloze dhe rivale në turizëm, dhe alternativa është e keqja më e vogël: Ndërtimi i Zvërnecit nga oligarkët e tij, përndryshe s’ka zhvillim tjetër dhe Greqia na thith turistët.
Jo mor Zotërinj, jo!
Ekziston një alternativë tjetër përveç dy të këqijave tuaja, alternativa e zhvillimit pa oligarkë, pa vjedhje pronash, pa pazare. Kjo alternativë nuk ju përshtatet as juve as rivalëve tuaj, prandaj as nuk e shihni dot!
Nuk e kuptojnë se nuk ka më “e keqja më e vogël.” Nuk kuptojnë se Berishës i ra çdo alibi. Nuk kuptojnë se kjo qytetari e re nuk luan më lojën e vjetër.
Dhe pikërisht ky moskuptim është prova më e mirë se pse protesta është e nevojshme: Po na çliron nga helmi post komunist “e keqja në e vogël”.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128