Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re

Për vite me radhë, Lulzim Basha ka artikuluar një platformë të qartë për ndryshim rrënjësor të sistemit politik në Shqipëri. Ai ka kërkuar kufizimin e pushtetit, rritjen e llogaridhënies dhe hapjen e sistemit politik ndaj qytetarëve. Projektligjet dhe propozimet e tij, që sot qëndrojnë ende në Kuvend, janë injoruar, zvarritur dhe shpesh trajtuar me arrogancë dhe përqeshje nga mazhoranca dhe opozita e vjetër politike. Megjithatë, sot ato janë më jetike se kurrë për të hapur rrugën e një Shqipërie të re.
Dekriminalizimi i jetës publike tregoi qartë një realitet të hidhur: përfshirjen e individëve me precedentë penalë në administratë dhe politikë. Ky proces nuk ishte thjesht reformë, por një pranim i vonuar i një problemi të thellë sistemik. Në këtë kontekst, përgjegjësia politike nuk është e një pale të vetme. Edi Rama dhe qeverisja e tij krijuan dhe toleruan një sistem ku krimi dhe politika shpesh u ngatërruan, ndërsa Sali Berisha, në një fazë tjetër, nuk arriti të shkëputë opozitën nga perceptimi i lidhjeve me interesa të dyshimta dhe praktika të vjetra pushteti. Kjo ka çuar në një krizë të thellë besimi, ku qytetarët kërkojnë jo vetëm ndryshim emrash, por ndryshim sistemi.
Në këtë kuptim, kërkesa për reformë nuk është më politike, por ekzistenciale për demokracinë shqiptare.
NDRYSHIMI I SISTEMIT, JO THJESHT NDRYSHIMI I EMRAVE
✅ Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum 2 mandate (8 vjet)
✅ Veting për politikanët dhe zyrtarët e lartë
✅ Heqja e imunitetit për deputetët dhe ministrat
✅ Lista të hapura – vendos qytetari, jo kryetari i partisë
✅ Barazi e plotë e votës për çdo shqiptar
✅ Votim elektronik për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme
✅ Vota e diasporës në mënyrë elektronike, duke shmangur manipulimet dhe përdorimin politik të saj si masë elektorale
✅ Parlament me 100 deputetë
✅ Luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave
✅ Kthim i pronës aty ku është e lirë
✅ Kompensim me vlerë tregu për pronat e zëna
✅ Regjistrim i plotë dhe përfundimtar i pronave
✅ Mbështetje për sipërmarrjen e ndershme dhe investimet e pastra
✅ Askush mbi ligjin – një shtet ku drejtësia nuk njeh emra dhe mbiemra
Shqipëria nuk ka më luksin të mbetet peng i ciklit të vjetër politik. Ajo ka nevojë për një sistem që prodhon transparencë, jo klientelizëm; drejtësi, jo pandëshkueshmëri; dhe rotacion real, jo riciklim të të njëjtëve aktorë.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim sistemi, jo për rotacion të të njëjtëve.

Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128