Aksident pranë tunelit të Murrizit/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga, bllokohet qarkullimi
11 November 2026, 18:23 / AKTUALITET
Një incident është regjistruar pranë tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë pjesërisht nga rruga, duke rrezikuar të përfundojë në greminë.
Automjeti ka çarë barrierat metalike mbrojtëse, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe kanë shmangur rënien në greminë.
Pjesa më e madhe e kamionit ka mbetur në trupin e rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve dhe paralizuar përkohësisht qarkullimin.
Si pasojë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e policisë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Nga Irena Beqiraj
Atdheu pa semaforë
Nga Ervin Qafmolla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

