Edi Rama pritet me protesta në Dublin, gabimisht qëllojnë ish-ministren Etilda Gjonaj

Kryeministri Edi Rama dhe stafi që e shoqëron është pritur me protesta në Dublin, teksa merr pjesë në një takim zyrtar atje. Dhjetëra shqiptarë, banorë të Irlandës, janë mbledhur përpara godinës dhe sapo Rama ka dalë, kanë nisur të brohorasin.
Ata i kërkojnë të dorëhiqet dhe e quajnë kriminel, ndërsa shërbimet e sigurisë dhe ato të Policisë irlandeze nuk ndërhyjnë derisa disa persona nga turma tentojnë ta qëllojnë me çfarë kanë në dorë.
"Rama jep dorëheqjen! Ik o kriminel", janë disa nga frazat që thërrasin shqiptarët në Dublin, ndërsa një prej protestuesve hedh edhe një send të bardhë drejt kryeministrit.
Edi Rama e ndjek me sy dhe shmanget, por sendi në dukje stilolaps, bie mbi ish-ministren Etilda Gjonaj. Ajo qëndron pas kryeministrit derisa të dy zbresin shkallët dhe më pas drejtohet për në makinën e vet.
"Atë që meriton Padrino! E turpërojnë në mes të Dublinit", shkruan lideri demokrat Sali Berisha, duke i dhënë zë ngjarjes në kryeqytetin e Irlandës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

