Emrat/ Falsifikonin dhe shisnin dokumente të BE-së, arrestohen dy 22-vjeçarë në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se falsifikonin dhe shisnin dokumente të shteteve të Bashkimit Europian. Operacioni policor i koduar “Imitimi” çoi në pranga Hajdar Bajramin dhe Bujar Metën, të dy 22 vjeç, të cilët dyshohet se kishin ngritur një aktivitet të paligjshëm për prodhimin dhe tregtimin e dokumenteve false.
Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, pas përdorimit të metodave speciale të hetimit.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një pasaportë dhe një leje drejtimi polake, si dhe një kartë identiteti dhe një leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1700 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dokumenteve false, një automjet, një motomjet dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Tiranës ka falënderuar gazetarët e emisionit “Piranjat” për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me median në raste të ngjashme.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
