Protestuan para Kryeministrisë, policia gjobit 37 qytetarë

11 November 2026, 09:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protestuan para Kryeministrisë, policia gjobit 37 qytetarë

Policia e Tiranës ka vendosur 37 gjoba administrative ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimet e zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor në kryeqytet, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar lëvizjen e mjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej 37 protestuesve është mbajtur procesverbali përkatës dhe është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh.

Në total, vlera e gjobave të vendosura nga Policia arrin në 185 mijë lekë.

Po ndodh...